Futboll: Turqia triumfon 4–0 në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë së Veriut

Kjo ishte ndeshje përgatitore për Turqinë në prag të Kampionatit Botëror FIFA 2026. Turqia do të luajë në Grupin D së bashku me Australinë, Paraguain dhe SHBA-në.

Kombëtarja e Turqisë në futboll shënoi fitore të thellë 4–0 ndaj Maqedonisë së Veriut në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin “Chobani” në Stamboll, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026, raporton Anadolu.

Turqia e nisi ndeshjen furishëm dhe kaloi në avantazh që në minutën e 2-të pas një goli nga Orkun Kokçu.

Në minutën e 16-të, kombëtarja turke dyfishoi shifrat me golin e Can Uzun, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Turqia vazhdoi dominimin dhe në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 53-të, Deniz Gul shënoi me kokë për rezultatin 3-0, ndërsa në minutën e 70-të, një aksion i bukur ekipor solli edhe golin e katërt nga Baris Alper Yilmaz.

Kjo ishte ndeshje përgatitore për Turqinë në prag të Kampionatit Botëror FIFA 2026. Turqia do të luajë në Grupin D së bashku me Australinë, Paraguain dhe SHBA-në.

Botërori 2026 do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Kategoritë
Sport