Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin mundësinë për tejkalimin e më shumë se një viti bllokadë politike.
Kështu u shpreh ajo në një postim në platformën X.
“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokadë politike”, u shpreh Kallas.
Kallas ka theksuar se liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për formimin e shpejtë të qeverisë.
“Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, theksoi ajo.
Kallas gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe normalizimit të marrëdhënieve, si kusht për avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.
“Progresi në dialogun Beograd–Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shtuar Kallas.


















