Ylli i reality show-t, Queen Mercy Atang, u bë qendra e vëmendjes në ceremoninë African Magic Viewers’ Choice Awards 2026 (AMVCA) duke u paraqitur me një fustan të krijuar nga rreth 500 bukë.
AMVCA konsiderohet si një nga platformat më prestigjioze të ndarjes së çmimeve në botën afrikane të filmit, televizionit dhe përmbajtjes digjitale, duke mbledhur çdo vit emrat më të njohur të modës.
Ceremonia njihet për zgjedhjet e guximshme të modës në tapetin e kuq dhe konsiderohet si një nga ngjarjet më të komentuara të kulturës pop në Afrikë.
Në këtë edicion, Queen Mercy Atang tërhoqi gjithë vëmendjen me veshjen e saj të pazakontë.
Veshi një fustan të bërë nga bukë
Atang, e cila mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Lagos të Nigerisë, u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të dizajnuar posaçërisht nga rreth 500 bukë.
Krijimi u realizua nga stilistja nigeriane Toyin Lawani.
Sipas raportimeve, fustani – i ndërtuar tërësisht me bukë dhe me pamje skulpturore – ishte përgatitur si pjesë e promovimit të markës së pastiçerisë në pronësi të Atang, Swit Cakes & Desserts.
Veshja u bë shpejt virale në rrjetet sociale dhe ndau opinionin publik.
Disa përdorues e vlerësuan si një ide kreative dhe të guximshme, ndërsa të tjerë kritikuan përdorimin e ushqimit për një shfaqje mode, duke e konsideruar të papërshtatshëm.














