Legjislatura e 11-të e Kuvendit të Kosovës: Nga sa ulëse morën partitë sipas rezultateve preliminare

Krahasuar me mandatin e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të deritanishme do t’i ketë nëntë deputetë më pak, PDK-ja dy më shumë, LDK-ja pesë më shumë dhe AAK-ja dy më shumë.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 42,91 për qind të votave të fituara, do të jetë forca më e madhe parlamentare me 48 deputetë, raporton Anadolu.

Sipas rezultateve të deritanishme ku nuk bëjnë pjesë ende votat me kusht, ato me postë, si dhe në përfaqësitë diplomatike, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që ka dalë e dyta me 21,12 për qind të votave, do të ketë 24 deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,58 për qind të votave do të ketë 20 deputetë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7,16 për qind të votave do të ketë 8 deputetë.

Në Kuvendin e Kosovës, 10 vende janë të rezervuara për pakicën serbe dhe 10 të tjera për pakicat joserbe.

Krahasuar me mandatin e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të deritanishme do t’i ketë nëntë deputetë më pak, PDK-ja dy më shumë, LDK-ja pesë më shumë dhe AAK-ja dy më shumë.

Votat me kusht, ato me postë dhe ato në përfaqësi diplomatike mund ta ndryshojnë rezultatin dhe t’i shtojnë apo t’i heqin disa mandate partive politike.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi