Vullkani në Karaibe, ekspertët paralajmërojnë shpërthime të tjera

Ishulli Karaibe i Shën Vincentit mund të shohë shpërthime të tjera vullkanike gjatë ditëve të ardhshme, kanë paralajmëruar ekspertët.

Vullkani La Soufrière shpërtheu për herë të parë të premten, duke mbuluar ishullin në një shtresë hiri dhe duke detyruar më shumë se 16 mijë banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Shpërthimet më të vogla vazhduan gjatë fundjavës, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ujë.

Zyrtarët e emergjencave e kanë përshkruar situatën si një “zonë beteje”, shkruan A2.

“Vullkani vazhdon të shpërthejë duke prodhuar sasi të bollshme të hirit”, tha Qendra e Kërkimit Sizmik të Universitetit të Indive Perëndimore. “Shpërthimet dhe rënia shoqëruese e hirit, me madhësi të ngjashme, ose më shumë, ka të ngjarë të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme duke ndikuar në Shën Vincent dhe ishujt fqinjë,” paralajmëroi ai.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme