Në prill Kurti e shihte Çitakun edhe në krye të Kuvendit, sot nuk e votuan për nënkryetare

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë mbështetjen për Vlora Çitakun në postin e nënkryetares së Kuvendit, duke lënë sërish institucionet përballë një situate të bllokuar.

Ky qëndrim ka rikthyer në vëmendje ofertën që kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kishte bërë në prill për Partinë Demokratike të Kosovës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik dhe mungesën e votave për zgjedhjen e presidentit.

Në atë kohë, Kurti kishte bërë të ditur se PDK-së i ishte propozuar një ofertë në postet drejtuese të Kuvendit.

“Kam bërë një ofertë konkrete edhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të zhbllokuar situatën politike. Në këtë ofertë propozova një rrokadë mes Kryetares aktuale Haxhiu dhe përfaqësuesve të PDK-së”, kishte deklaruar Kurti.

Ai kishte theksuar se bëhej fjalë për një koncesion të madh nga ana e LVV-së, duke propozuar që Haxhiu t’ia lironte postin e kryetares së Kuvendit një përfaqësuesi të PDK-së.

Megjithatë, në zhvillimet e sotme politike, LVV nuk e ka mbështetur kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1567211698101499

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi