Vuçiq: Nuk mendoj se në Kosovë na presin ditë më të mira, por do të jemi gjithmonë me njerëzit tanë atje

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq tha se takimi i nesërm në Bruksel i ftuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë i rëndësishëm.

Në një bisedë për televizionin serb “Pink”, ai tha se në atë takim do të bisedohet për ritmet e rritjes dhe tregun.

Sigurisht që do të flitet edhe për disa probleme si dhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Besoj se do të jetë një bisedë korrekte, e cila varet shumë nga Prishtina, por edhe nga Sarajeva”, tha Vuçiqi, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, presidenti serb akuzoi Kosovën se nuk e deshi kurrë dialogun.

“Ata kurrë nuk e deshën atë dhe gjithmonë përpiqeshin të fajësonin Beogradin për gjithçka. Kemi të bëjmë me njerëz, qëllimi i të cilëve është dëbimi dhe shkatërrimi i popullit serb në rajonin e Kosovës. Ata nuk duan dialog, sepse thonë se janë shtet sovran. Nuk mendoj se atje na presin ditë më të mira, do të kemi probleme të panumërta, por Serbia do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj në Kosovë. Është e jona të ndihmojmë njerëzit tanë. Gjatë gjithë ditës kanë paralajmëruar hapjen e urës në Ibër. Do të shohim nëse NATO do ta mbajë fjalën dhe shpresoj ta mbajë”, tha Vuçiqi.

Siç shtoi ai, “ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa është rënë dakord”.

“Kërkojmë AKS-në, zgjedhje të qeta dhe demokratike. Asgjë më shumë se kaq. Asnjëherë nuk ka zgjidhje të mira dhe të shkëlqyera”, deklaroi presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi