Vranësira dhe intervale me diell në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar mbi motin për dy ditët e ardhshme në vend.

Në Kosovë, sipas institutit, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell këto ditë.

“Vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13- 15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, njoftohet.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme