Vjedhja përfundon në garë shpejtësie/ 4 hajdutët shqiptarë arratisen me mjetin luksoz

Teksa magazina e shtëpisë së tij ishte duke u grabitur nga një grup prej 4 shqiptarësh, një 33-vjeçar italian ndodhej në shoqërinë e disa miqve në një bar, ku dhe mori në celular njoftimin se po grabitej.

Në këtë moment 33-vjeçari njoftoi autoritetet, ndërsa u nis drejt banesës së bashku me dy miqtë e tij për tu përballur me hajdutët. Me të arritur pranë banesës tre italianët vunë re dy persona brenda një makine “Audi Rs5 Coupe”, dhe dy të tjerë brenda magazinës që po vidhej.

Në momentin që kuptuan se janë zbuluar 2 hajdutët brenda magazinës nxituan drejt automjetit të tyre, ku teksa largoheshin plagosën njërin prej miqve të 33-vjeçarit, i cili nuk u dorëzua dhe nisi ndjekjen me mjetin e tij Ford Fiesta.

Mediatitaliane bëjnë me dije se ndjekja me shpejtësi të lartë përfundoi pranë një kryqëzimi kur hajdutët përplasën mjetin e tyre me atë të italianit 33-vjeçar, ku më pas 3 prej tyre u larguan dhe mbeti pas një 43-vjeçar shqiptar.

Mjeti Audi rezultoi se kishte qenë gjithashtu i vjedhur, ndërsa brenda makinës u gjetën sendet e vjedhura në magazinën e italianit, ku mes tyre ishin elektroshtëpiake të vogla dhe disa bizhuteri e ora.

Sakaq, sipas raportimeve i arrestuari i vetëm mbetet 43-vjeçari shqiptar që nuk mundi të largohet nga skena e përplasjes, ndërsa vijojnë hetimet për arrestimin e gjithë grupit.

Kategoritë
LajmeVendi