Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas burimeve të lajmi.net, gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti pritet të ketë edhe një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Bronx të New Yorkut.
Takimi është planifikuar për 19 shtator, në orën 16:30.
Kryeministri i Kosovës kishte marrë pjesë edhe vitin e kaluar në aktivitetet e javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku zhvilloi takime bilaterale në SHBA.
















