Turqia raporton 21.061 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 21.061 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 958 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,99 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 29.959, me 95 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Gjithashtu, 18.815 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,8 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 36,16 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 190.129 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.538.

Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 13,05 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 5 milionë dozat e dyta.

Kategoritë
BotaLajme