Turqia do të ndërmarrë iniciativa në SHBA për të mbrojtur të drejtat e saj në programin F-35

Kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes së Turqisë (SSB), Ismail Demir lidhur me çështjen tha se heqja e Turqisë nga programi F-35 është e “njëanshme dhe e paligjshme”

Kompania e teknologjive të industrisë së mbrojtjes SSTEK një prej komponentëve të Presidencës së Industrive të Mbrojtjes së Turqisë, me qëllimin për të mbrojtur të drejtat e Turqisë në programin e avionit luftarak F-35, nënshkroi marrëveshje me kompaninë ndërkombëtare ligjore Arnold&Porter për të marrë shërbim strategjik dhe të konsulencës ligjore lidhur me iniciativat që do të ndërmarrë në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, marrëveshja mes SSTEK dhe kompaninë ndërkombëtare ligjore Arnold&Porter krahas qëndrimit të Turqisë në programin e avionit luftarak F-35 përfshin edhe shërbimet e konsulencës ligjore për kërkimin e të drejtave të lindura deri më sot.

Kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes së Turqisë (SSB), Ismail Demir në një deklaratë të bërë më parë lidhur me çështjen, heqjen e Turqisë nga programi F-35 e kishte cilësuar si “të njëanshme dhe të paligjshme” ndërsa vuri në dukje se do të hidhet çdo hap për të mbrojtur të drejtat e vendit.

Me lënien e Turqisë jashtë programit nuk u dorëzuan fizikisht avionët të cilët ishin dorëzuar zyrtarisht dhe gjithashtu kostoja e tyre nuk është paguar. Marrëveshja u vendos në zbatim si një pjesë e iniciativave në drejtim të retorikës se “Turqia do të kërkojë të drejtat e saj ligjore”.

Rikthimi i Turqisë në program ose qëndrimi i saj jashtë, do të formësohet lidhur me vlerësimet dhe vendimet e pavarura nga kjo iniciativë.

SSTEK u themelua me qëllim për të vepruar në fushat e mbrojtjes, aeronautikës, hapësirës dhe sigurinë e atdheut. Në kuadër të kësaj kompania duke punuar në mënyrë të koordinuar me kompanitë aktuale publike dhe të sektorit privat, synon të rrisë teknologjinë, produktet, shërbimet, aftësitë dhe kapacitetin e industrisë turke të mbrojtjes.

Kategoritë
BotaLajme