Turqia: Do të bëjmë përpjekje maksimale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Kosovë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë lëshoi një komunikatë pas takimit në kompleksin presidencial në Ankara me të cilin kryesoi presidenti turk Erdoğan

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë bëri të ditur se Ankaraja do të bëjë përpjekjet e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë, raporton Anadolu.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë lëshoi një komunikatë pas takimit në kompleksin presidencial në Ankara me të cilin kryesoi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit. “Turqia do të bëjë përpjekjet maksimale për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në Kosovë, ku do të marrë komandën e misionit të NATO-s”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes më herët njoftoi se Turqisë do të marrë komandën e misionit të KFOR-it në Kosovë në tetor të këtij viti.

 

 

Kategoritë
LajmeLajmet Kryesore