sh-preseidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke thënë se 8372 nëna të Srebrenicës edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar ky gjenocid nuk do ta harrohet kurrë.
“Një regjim në Serbi, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
8372 jetë të pafajshme!
8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre!
Një gjenocid që nuk do të harrohet kurrë.
Një regjim në Serbi, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë.
Por mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.
Vitin e kaluar kisha të ftuara në Kosovë nënat e Srebrenicës. Ato që mbi tri dekada mbajtën barrën e dhimbjes që nuk lehtësohet kurrë por edhe të luftës së pandalur për drejtësi. Sepse paqja kurrë nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit.












