



Arsenijević u sulmua nga një grup personash nën Urën e Brankos, pak para fillimit të ceremonisë së planifikuar për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
“Kur erdha këtu këtë mëngjes, hasa në një grup prej 20 deri në 30 personash, të cilët më goditën, më kërcënuan me fjalorin tashmë të njohur dhe e mbushën të gjithë këtë hapësirë me mesazhet e tyre”, tha Arsenijević.
Megjithëse aktiviteti i sotëm u anulua, Arsenijević deklaroi se kjo nuk do ta ndalë punën dhe angazhimin e tyre të mëtejshëm.
Para këtij incidenti, në orët e hershme të mëngjesit, koalicioni “Njerëzit i kujtojnë njerëzit” vendosi në të njëjtin vend një kompozim të madh me lule në formën e Lules së Srebrenicës, pranë së cilës ishte vendosur mbishkrimi:
“Srebrenica 8.372 – Njerëzit i kujtojnë njerëzit”
Nga koalicioni thanë se edhe në këtë mënyrë u kanë bërë thirrje institucioneve të Republikës së Serbisë që 11 korrikun ta përfshijnë në kalendarin zyrtar të datave përkujtimore dhe, përmes kultivimit të një kulture kujtese të bazuar në fakte, të kontribuojnë në ndërtimin e paqes së qëndrueshme.