Turkish Airlines pezullon përkohësisht fluturimet drejt dhe nga Izraeli

Pezullimi ka të bëjë me fluturimet drejt dhe nga Izraeli në periudhën prej 26 deri më 31 janar, theksoi aviokompania në Twitter.

Aviokompania Turkish Airlines përkohësisht ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Izraelit, njoftoi aviotransportuesi turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pezullimi ka të bëjë me fluturimet drejt dhe nga Izraeli në periudhën prej 26 deri më 31 janar, theksoi aviokompania në Twitter.

Bëhet e ditur se ky vendim u mor në pajtim me vendimet e autoriteteve, por nuk u theksuan sqarime të mëtejshme.

Pasagjerët të cilët duhet të ndryshojnë fluturimet paraprakisht të caktuar mund të thërrasin numrin e telefonit 850-333-0849.

Kategoritë
BotaLajme