Tri gjërat që nuk u panë në televizor në derbin mes Interit dhe Milanit

Mbrëmë (e diel) u zhvillua derbi i qytetit mes Interit dhe Milanit i njohur ndryshe edhe si ‘Derby della Madonnina’.

Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe kjo ndeshje nuk zhgënjeu pasi pati spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Në fund fitues dolën të ishin ‘Rossonerët’ të cilët triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1 falë golit me kokë të Matteo Gabbias në pjesën e dytë.

Këto janë tri gjërat që ndoshta nuk i keni parë në televizor gjatë kësaj ndeshje:

Emerson RoyalIsh-mbrojtësi i Tottenhamit ishe lojtari i parë që e përqafoi trajnerin Paulo Fonseca në stol pas përfundimit të takimit, ani pse Morata tashmë kishte festuar golin e dytë të Milanit me teknikun portugez.

Fonseca u duk mjaft i qetë në zonën e tij gjatë ndeshjes. Ai e ndoqi këtë takim duke mos dalë asnjëherë jashtë zonës ku i lejohet, në krahasim me kolegun e tij Simone Inzaghi i cili u pa të jetë më i tensionuar.

Reagimi i Tomorit
Milan e meritoi që ta mposhte Interin, duke i dhënë fund serisë prej gjashtë ndeshjeve me fitore të ‘Nerazzurrëve’. ‘Rossonerët’ patën disa mundësi të mira për gol para se të shënonte Gabbia, veçanërisht me Rafael Leaon dhe Tammy Abraham.

Goditja e këtij të fundit shkoi fare pranë shtyllës në minutat e fundit të ndeshjes dhe kjo e la tejet të zhgënjyer bashkëkombasin e tij Fikayo Tomori i cili ra në tokë me dy duart në kokën e tij, por duke mos e ditur se Gabbia do të shënonte pas pak minutashGoli fitues i Gabbias bëri që të shpërthente festa në mesin e tifozëve të Milanit që ishin pakicë në këtë takim duke marrë parasysh se ishte një ndeshje si vendas për Interin.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, lojtarët e Milanit përshendetën tifozët ‘Curva Sud’ të cilët i mbështetën ata gjatë tërë takimit, në ndërkohë ata të Interit me shpejtësi lëshuan shkallët e stadiumit.

Festa mes lojtarëve dhe tifozëve të Milanit zgjati pothuajse një orë pas përfundimit të ndeshjes

Kategoritë
LajmeRajoni