Mëngjesin e sotëm në qytetin Mardin të Turqisë në juglindje të vendit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona.
Pesë të tjerë u plagosën rëndë pasi minibusi u përmbys në një kanal në rrugën lokale Midyat-Omerli.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur me shpejtësi ekipet kompetente të policisë dhe mjekësore dhe kanë konstatuar skena të tmerrshme.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Midjatit në Mardin, ndërsa hetimet vijojnë ende.
Për momentin nuk dihet për drejtuesin dhe targat e mikrobusit.