Tërmet i fuqishëm në Greqi, dridhjet ndjehen edhe në Shqipëri

Greqia është goditur nga një tërmet i ri.

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Shqipëri.

Raportohet se tërmeti ka rënë në Greqi, me magnitudë 5.7 të shkallës rihter, por lëkundjet janë ndjerë edhe në juglindje të Shqipërisë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bilisht, me një thellësi 9 kilometra.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së djeshme janë regjistruar në Bilisht dy lëkundje me magnitudë 3.9 dhe 3.6 të shkallës rihter.

Kategoritë
BotaLajme