Të shtëna me armë në një shkollë në Rusi, 9 të vdekur

Sipas raporteve paraprake, dy adoleshentë hapën zjarr në një shkollë të mesme.

Gjatë të shtënave në një shkollë në qytetin rus Kazan, nëntë persona sot kanë humbur jetën dhe katër të tjerë u plagosën, bëri të ditur shërbimi lokal i urgjencës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raporteve paraprake, dy adoleshentë hapën zjarr në një shkollë të mesme. Njëri u arrestua në vendngjarje, ndërsa autoritetet kërkojnë tjetrin, tha shërbimi në një deklaratë.

Të paktën gjashtë nga nëntë personat e vrarë janë fëmijë, thuhet më tej.

Policia dhe shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje, me kreun rajonal i cili thuhet se ka mbërritur për të kontrolluar personalisht hetimin.

Të gjitha shkollat në rajon u vunë në gatishmëri pas incidentit.​​​​​​​

Kategoritë
BotaLajme