Albian Hajdari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kosovës.
Që kur vendosi të vesh fanellën dardane, ai u bë pjesë integrale e formacionit të Franco Fodas, duke treguar formë të lartë dhe në nivel ekipor me Hoffenheimin në Bundesliga.
Mirëpo në një intervistë të tij në mediumin zviceran “Watson”, ai tregoi se kishte pasur kërcënime në Zvicër për shkak të vendimit të tij.
“Kishte kërcënime dhe fyerje shumë personale. Njerëzit më shkruanin duke më thënë se e dinin ku jetoja unë dhe prindërit e mi. Se do t’i sulmonin prindërit e mi nëse nuk do të isha në shtëpi. Por unë nuk i marr shumë afër zemrës këto mesazhe në rrjetet sociale”, u shpreh Hajdari.











