Simptomat e reja të raportuara nga mjekët për Sars-CoV-2

Prej shumë muajsh në pandeminë e koronavirusit, ka shumë të ngjarë të dini simptomat më të zakonshme të Covid-19.

Mirëpo, në kohët e fundit janë duke u analizuar pesë simptoma të reja të çuditshme të Covidit që janë raportuar nga mjekët, shkruan BestLife.

Kemi të paktën një rast të dukshëm, ku lemza e vazhdueshme e një burri doli të ishte një simptomë befasuese e Covid-19.

Një studim i korrikut i botuar në revistën ‘American Journal of Emergency Medicine’ raportoi rastin e një burri 62-vjeçar se lemza ishte një simptomë e vazhduar për katër ditë.

Rrezet X në gjoks treguan se lemza ishte rezultat i inflamacionit të mushkërive, i cili doli të ishte simptoma e tij e vetme e koronavirusit.

Kruarje
Ashtu si lemza, një kruarje nuk është shkak i menjëhershëm për alarm.

Nëse kruajtja juaj shfaqet krahas një skuqjeje në këmbë, megjithatë mund të jetë një simptomë e koronavirusit.

Humbje e flokëve
Është thënë se humbja e flokëve mund të jetë një ndërlikim i Covidit, por duket se është diçka që njerëzit përjetojnë muaj pas një infeksioni aktiv me virusin.

Sipas burimit WebMD, “Lidhja midis rënies së flokëve dhe Covid sapo ka filluar të raportohet dhe njihet në hulumtim”.

Humbja e dëgjimit
Mjekët tani besojnë se koronavirus mund të sulmojë veshin tuaj të brendshëm, dhe me këtë vijnë një sërë simptomash të mundshme, duke përfshirë humbjen e dëgjimit.

Këto zbulime u analizuan në revistën ‘JAMA Otolaryngology – Head & Neck Surgery’ pasi studiuesit kryen autopsi te pacientët që kishin vdekur nga Covidi dhe zbuluan virusin në veshët e tyre.

“Ne supozojmë se simptomat e mundshme mund të jenë ndryshimet në karakterin dhe cilësinë e dëgjimit, ekuilibrit, kumbimit ose ndjesive të plotësisë ose presionit,” thanë studiuesit.

Mpirja
Një studim që do të botohet i revistës ‘Neuroimmunology & Neuroinflammation’ u përqëndrua në rastin e një gruaje që paraqiti simptoma goditje në tru, duke përfshirë mpirjen në krah dhe simptoma tjera të poshtë -përmendura:

Sipas CBS News: “sëmundja tinëzare bëri që trupi i saj të sulmonte në vetvete, duke ndezur trurin e saj, duke paralizuar gjysmën e trupit të saj, duke e bërë atë të paaftë për të parë ose për të folur dhe pothuajse duke e vrarë atë gjatë këtij procesit”.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme