Shqipëri, 7 të vdekur dhe 786 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është rritur në 71.441 dhe numri i të vdekurve në 1.310

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 të vdekur dhe 786 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 71.441 dhe numri i të vdekurve në 1.310.

Në orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve gjithsej në 43.384 dhe raste aktive aktualisht janë 26.747.

Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 271 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Institucionet shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 3.513 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 331.287 testime.

Kategoritë
LajmeRajoni