Shitet për 1.87 milionë euro ora e kapitenit të anijes që shpëtoi 700 pasagjerë nga Titaniku

This undated photo made available by Henry Aldridge and Son shows a gold pocket watch that was given to Capt. Arthur Rostron, captain of RMS Carpathia that rescued 700 survivors of the Titanic. The watch sold at auction on Saturday Nov. 16, 2024 for nearly $2 million. (Andrew Aldridge/Henry Aldridge and Son via AP)

Një orë xhepi prej ari, që iu dha kapitenit të anijes me avull Carpathia, e cila shpëtoi më shumë se 700 pasagjerë nga Titaniku në vitin 1912, është shitur në ankand për një vlerë rekord prej 1,56 milionë funte (1,87 milionë euro).

Është shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një artikull që lidhet me Titanikun, shkruan The Guardian.

Ora u ble nga një koleksionist nga SHBA dhe u shit nga një shtëpi ankandi nga Wiltshire, Angli.

Rekordi i mëparshëm u vendos në prill, kur ora e xhepit prej ari të njeriut më të pasur që vdiq kur u mbyt Titaniku, John Jacob Astor, u shit për 1,175 milionë funte (1,40 milionë euro).

Astor ishte 47 vjeç kur vdiq gjatë fundosjes së Titanikut në 1912.

Gruaja e tij, Madeleine, dhe dy të veja të tjera biznesmenësh të pasur, të cilët gjithashtu humbën jetën, i dhuruan një orë ari kapitenit Arthur Rostron të Carpathia, i cili i shpëtoi nga Titaniku duke përdorur varkat dhe i transferoi në avulloren e tij./abcnews.al

Kategoritë
LajmeVendi