Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është deklaruar pas raportimeve të shumta për ulje të numrit të pushuesve, sidomos prej atyre nga Kosova.
Rama e ka quajtur si fushatë të porositur sulmin ndaj turizmit veror shqiptar.
Rama tha se këtë verë ka 25 për qind më shumë kosovarë në bregdetin shqiptar.
“Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera, është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm, ka një një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara.Faktet janë në terren. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Sivjet faktikisht para pak ditësh Komisioni Europian i udhëtimeve dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje”,tha Rama, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se është përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë ka 25 % më shumë se vjet.
“Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak. Në aeroportin e Tiranës ka filluar punë intensive për zgjerimin e pistave dhe hapësirave”, u shpreh Rama.
Duhet përkujtuar që së fundi ka patur ankesa të shumta sa i përket çmimeve astronomike në Shqipëri.
Shumë prej turistëve vazhdimisht kanë faktuar se si qëndron e vërteta atje sa i përket çmimeve dhe vërehet një tendencë e madhe për ngritje ekstreme të këtyre çmimeve. Shezllonët në jug thuhet se janë nga 40 euro e tutje, ndërsa veriu pak më i lirë./Lajmi.net/













