Rama falënderon Kombëtaren shqiptare: Kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë në histori!

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar kombëtaren shqiptare të futbollit pas përfundimit të ndeshjes me Spanjën.

Në një postim në rrjetin social Facebookj, Rama shkrun se Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të.

“FALEMINDERIT

Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të.

Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush”, shkruan Rama.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni