Qytetarët në qytetin e Ferizajt kanë shfrytëzuar rastin që të ironizojë pas përmbytjeve të krijuara si pasojë e reshjeve të shiut në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Muhoc, shkruan Reporteri.net.
Ata, në videon e siguruar nga Reporteri shihen duke “peshkuar” në pellgun e krijuar në mes të rrugës.
Edhe pas më shumë se dhjetë vjetësh, Komuna e Ferizajt as Ministria nuk kanë ndërmarrë asgjë për riparimin e rrugës.