Qeveria miraton nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Turqinë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve, për shfrytëzimin e së drejtës për pensione kontributpaguese.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse ju mundëson qytetarëve të të dyja shteteve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në pensionet kontributpaguese, familjare dhe ato invalidore të punës. Kjo mundëson edhe eksportimin e pensionit, pra nëse një qytetar vendos që të që të jetojë në njërin nga këto dy shtete, mund ta përfitojë pensionin varësisht në cilin shtet ka vendosur që të jetojë”, tha Murati.

Ai shtoi se kjo marrëveshje siguron edhe shkëmbimin e të dhënave që nënkupton që përmes komunikimit të dyja shtetet mund të sigurohen që një qytetar nuk po merr pension nga të dyja shtet duke mos e deklaruar atë. Sipas Muratit, me këtë bëhët edhe mirëmënagjimi i buxheteve të të dyja shteteve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi