Qytetarët e Sarajevës janë mbledhur sot para Sebiljes, prej nga kanë nisur një shëtitje proteste nëpër qytet për shkak të gjithçkaje që po ndodh në Gaza.
Qëllimi i tubimit është të dërgojë mbështetje për palestinezët, të cilët janë vrarë masivisht në sulmet izraelite në të gjithë Gazën, në të cilat gratë dhe fëmijët janë më të prekurit.
Tubimet e tilla janë organizuar disa herë në Sarajevë, por edhe në qytete të tjera të Bosnjë-Hercegovinës dhe çdo herë ka pasur një reagim të madh nga qytetarët. Më masivet ishin protestat e para kur mijëra njerëz ecën nëpër Bashçarshija.
Krahas protestës, para Teatrit Kombëtar në Sarajevë u organizua një shfaqje/instalacion prekës, i cili synonte të tërhiqte vëmendjen për vuajtjet e fëmijëve në Gaza. Shfaqje paqësore u organizuan edhe para Ambasadës Amerikane në Sarajevë.
Protestat u organizuan kryesisht nga Shoqata e Komunitetit Palestinez në BiH dhe grupe joformale qytetarësh dhe artistësh.
Në këto protesta, si dhe në ato të mëparshmet, u panë shumë flamuj palestinezë dhe pankarta me mesazhe drejtuar Izraelit dhe SHBA-së. U dërguan mesazhe paqeje, por edhe rezistence, ndaj shumë qytetarë erdhën të veshur me Arafatka, të cilat janë simbol i rezistencës palestineze.