Presidenca konfirmon takimet e Osmanit me Hovenierin, Rohden dhe Hargreaves: U diskutua koordinimi për zhbllokimin e anëtarësimit në KiE

Presidenca ka konfirmuar takimin e presidentes Osmani me ambasadorin e SHBA’së, Jeffrey Hovenier, të Gjermanisë, Jorn Rohde dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e  Gjermanisë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.”

Në takim është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Në këto takime është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.”

Presidenca ka njoftuar se lidhur me këtë proces, Osmani sot gjatë ditës ka biseduar edhe me ambasadorë të shteteve tjera aleate.

Kategoritë
LajmeVendi