Policia gjermane operacion kundër trafikut të drogës dhe armëve, kush është Remmo, banda rivale e çeçenëve

Policia gjermane ka organizuar një operacion me qëllim luftimin e krimit të organizuar.

Që nga orët e para të mëngjesit, hetuesit nga departamenti i krimit të organizuar kanë marrë masa kundër të dyshuarve .

Rrjeti thuhet se është përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të drogës, trafikun e armëve të luftës dhe sulme.

Gjatë operacionit janë kontrolluar rreth 20 shtëpi dhe apartamente  dhe gjithashtu po kërkohet për një epo në Brandenburg, në të cilën thuhet se banda ka paketuar sasi të konsiderueshme të drogës. Deri më tani janë arrestuar dy persona, raporton Spiegel.

“Pasojë e këtij operacioni janë hetime nga ana e prokurorit të Përgjithshëm të Berlinit mbi trafikun e armëve dhe drogës si dhe të një mosmarrëveshjeje mes njerëzve me origjinë arabe dhe çeçene që ka ndodhur në muajin nëntor 2020”, tha policia.

Ky klan i krimit të organizuar përbëhet nga qindra anëtarë, kryesisht me prejardhje të emigrantëve arabë.

Remmo u bë pjesë e kryetitujve të mediave kur në nëntor tre pjesëtarë të saj u arrestuan në lidhje me vjedhjen e famshme të bizhuterive me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë në muzeun e famshëm Green Vault të Dresdenit në Gjermani.

Kategoritë
BotaLajme