Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Situata sinoptike mbetet e njëjtë edhe ditëve në vijim. Fushat anticiklonike të shtrira mbi rajon do të kushtëzojnë mot stabil, pa të reshura, orëve të mëngjesit me mundësi për mjegull përgjatë ultësirave, e gjatë ditës vranësira dhe diell. Vende-vende do të ketë edhe ngrica të lehta.

Sipas Prishtina Weather nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore që do zbresin temperaturat lehtë nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore.

Kushtet meteorologjike stabile të krijuara nga fushat e presionit të rritur, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, do të rrisin nivelin e konentrimit të ndotësve ajror përgjatë sipërfaqes tokësore, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj në vlera të pashëndetshme, mirëpo vende-vende gjatë ditës mund të zbres edhe në vlera mesatare.

10.11.2020 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes ftohtë, viseve të ulëta mjegull/vranësira të ulëta. Zonave malore intervale më të gjata me diell. Temperaturat në vise të ulëta 1C deri 13C, e në vise malore 0C deri 11C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-5m/s. Indeksi UV: 2.

11.11.2020 – Kryesisht me vranësira, gjatë ditës edhe intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta 1C deri 12C, e në vise malore 1C deri 11C. Era do të fryj e lehtë nga juglindja dhe verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 2

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet