Osmani takon presidentin amerikan Bush, thotë se ai vazhdon të mbetet mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përgjatë qëndrimit të saj në ShBA ka takuar ish presidentin amerikan George Bush, për të cilin tha se vazhdon ende të mbështes Kosovën.

“”Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.
Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani teksa ka ndarë edhe një fotografi me të.

Kategoritë
LajmeVendi