OBSH: Ky vit i pandemisë mund të jetë më i vështirë se i kaluari

Viti i dytë i pandemisë COVID-19 mund të jetë më i vështirë se i kaluari, duke pasur parasysh shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes, veçanërisht në hemisferën veriore ku po qarkullon një lloj më ngjitës, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Ne kemi hyrë në vitin e dytë të pandemisë, e cila mund të jetë më e ashpër kur shohim se sa shpejt po përhapet COVID-19”, tha përfaqësuesi i OBSH Mike Ryan, raporton Reuters.

OBSH, në raportin e fundit, thotë se rreth pesë milionë raste të reja të koronavirusit u regjistruan javën e kaluar.

“Pas pushimeve, në disa vende situata do të jetë shumë më keq para se të përmirësohet,” tha Maria van Kerkhove, drejtoreshë teknike e OBSH-së për COVID-19.

Kategoritë
BotaLajme