OBSh-ja i paralajmëron shtetet që të mos e vonojnë rivendosjen e kufizimeve

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka paralajmëruar shtetet me numër në rritje të rasteve të koronavirusit që të mos jenë shumë vonë me masat shtrënguese të mbrojtjes.

“Veprimet e mëparshme mund të zbatohen, potencialisht duhet të ndërmerren më pak veprime,” deklaroi nga Gjeneva ekspertja e OBSh-së për Covid-19, Maria van Kerkhove.

Ajo vuri në dukje se varianti Delta i virusit, që qarkullon tani, është shumë më ngjitës se variantet e mëparshme, raporton ATSh.

‘’Disa vende janë në një situatë të vështirë dhe duhet të zbatojnë masa “shumë të rrepta”, theksoi drejtori i urgjencave shëndetësore të OBSh-së, Mike Ryan.

OBSh-ja, si zakonisht, nuk ka përmendur ndonjë vend të caktuar ose nuk ka komentuar veprimet e ndonjë qeverie specifike.

Masat e cituara përfshijnë përdorimin e gjerë të maskave, hapësirën, ajrosjen e mirë të hapësirave të brendshme, shmangien e turmave në hapësira të mbyllura dhe punën nga shtëpia aty ku është e mundur.

Kategoritë
LajmeVendi