Një tjetër lajm i madh, vaksina e Moderna-s kundër coronavirusit rezultoi rreth 95 për qind efektive

Kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna ka lansuar së fundmi rezultatet e testimit të gjerë të vaksinës eksperimentale kundër coronavirusit.

Sipas The Guardian, analiza e lëshuar të hënën e bazuar në 90 pacientë me infeksione të konfirmuara nga COVID-19, zbuloi se vaksina eksperimentale reflektoi me një efikasitet prej 94.5 për qind.

Bëhet e ditur se testimi i fazës së tretë përfshiu 30 mijë njerëz në SHBA.

Kompania amerikane thotë se ka në plan të aplikojë tek rregullatori amerikan, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, për autorizimin e përdorimit emergjent në javët e ardhshme.

Rezultatet e fundit janë lajme inkurajuese në luftën kundër pandemisë globale për të zhvilluar një vaksinë kundër coronavirusit derisa pasohet me një analizë të ngjashme të kompanisë Pfizer dhe BioNTech të cilët sugjeruan se vaksina doli 90 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes.

Vaksina e Modernas nuk pritet të jetë e gatshme jashtë SHBA-së deri në vitin e ardhshëm. Kompania tha se 20 milionë doza do të shpërndahen në SHBA deri në fund të vitit 2020 dhe shpreson që të prodhojë 500 milionë deri në një miliard doza vitin e ardhshëm.

Kategoritë
BotaLajmeShëndetësi