Në botë ka vetëm 4 ngjyra të pasaportës: Ky është kuptimi i tyre

Në të gjithë botën ekzistojnë vetëm 4 ngjyra të pasaportave, transmeton Gazeta Metro.

Pasaportë të kuqe kanë vendet me të kaluar komuniste si Serbia, Sllovenia, Kina, Rusia, Bullgaria, Romani, Polonia, por edhe gati të gjithë anëtarët e EU’së, përveç Kroacisë kanë ngjyrë të kuqe. Pasaporta e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës gjithashtu kanë ngjyrë të kuqe.

Pasaporta e kaltër simbolizon “Botën e re” në të cilën bëjnë pjesë 15 shtete të Karaibeve.

Qytetarët e Amerikës janë pajisur me pasaportë të kaltër që nga viti 1976.

Pasaportë të gjelbër kanë të gjitha shtete në të cilat ismali është religjioni dominues, ku thuhet se ngjyra e gjelbër ka qënë e preferuar e Muhametit dhe për këtë arsye është vendosur të përdoret kjo ngjyrë.

Pasaportë të gjelbër kanë komuniteti i vendeve të Afrikës Perëndimore,

të tilla si Burkina Faso, Nigeri, Bregu i Fildishtë dhe Senegal.

Ndërsa pasaportë të zezë kanë vetëm disa vende. Nga vendet afrikane, këto janë Botsvana,

Zambia, Burundi, Gabon, Angola, Kongo dhe Malavi. Përveç tyre, këtë ngjyrë të pasaportës përdor edhe Zelanda e Re, duke pasur parasyshë se ngjyra e zezë është ngjyrë naciole.

Ndryshe ngjyra e kuqe në pasaportë është ndër më të shumtat që përdoret në botë

Kategoritë
LajmeTë ndryshme