Ndryshimet klimatike, trupat e zogjve po zvogëlohen për t’u përshtatur

Madhësia e trupave të zogjve po zvogëlohet si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike, madje edhe në vende si pyjet e Amazonës që janë relativisht të paprekura nga dora e njeriut, shkruan CNN

Studiuesit kanë studiuar të dhënat e mbi më shumë se 15,000 zogjve jo migrues që përfshijnë 77 lloje gjatë një periudhe 40-vjeçare, të cilët u kapën në pyjet tropikale të Amazonës, u etiketuan dhe më pas u lëshuan.

Shkencëtarët zbuluan se pothuajse të gjithë trupat e zogjve janë bërë më të lehtë që nga vitet 1980, duke humbur mesatarisht rreth 2% të peshës së tyre trupore çdo dekadë, sipas një studimi të ri të botuar në revistën Science Advances. Për një specie mesatare zogjsh që peshonte rreth 30 gram në vitet 1980, popullsia tani është mesatarisht rreth 27.6 gram. Studimi zbuloi gjithashtu se gjerësia e krahëve po rritej në një të tretën te zogjve në Amazonë.

Zogjtë, të cilët ishin më të ekspozuar ndaj nxehtësisë pësuan ndryshimet më dramatike në peshën e trupit dhe madhësinë e krahëve, sipas studiuesve. Pesha më e ulët e trupit dhe rritja e gjatësisë së krahëve do të thotë që zogjtë përdorin energjinë në mënyrë më efikase, vunë në dukje studiuesit.

Studimi arriti në përfundimin se klima më e ngrohtë ishte forca lëvizëse e këtyre ndryshimeve, por mekanizmi në lojë nuk ishte plotësisht i qartë. Klima në Amazonën braziliane, ku jetonin zogjtë, ishte bërë më e nxehtë dhe më e lagësht, të paktën në sezonin e shirave, gjatë periudhës së studimit.

Që nga viti 1966, reshjet u rritën me 13% në sezonin e shirave dhe ranë me 15% në sezonin e verës, me temperatura që u rritën me 1 gradë Celsius dhe 1,65 gradë Celsius përkatësisht. Kafshët po përballen me ndryshimet klimatike në mënyra të ndryshme. Në Detin Mesdhe, peshqit, krustacet dhe molusqet gjenden në habitate më të thella ndërsa temperatura e ujit rritet.

Kafshët po zhvillojnë sqepa, këmbë dhe veshë më të mëdhenj që i lejojnë ata të përmirësojnë  temperaturën e trupit ndërsa temperaturat e planetit ndryshojnë, theksohet në një tjetër studim.

Kategoritë
Të ndryshme