Moti për nesër dhe ditët në vijim

Ditët e ardhshme do të jenë pa ndryshim, mëngjeset e ftohta, me mjegull dhe vransira të ulëta përgjatë ultësirave, ditën intervale me diell.

Koncentrimi i ndotësve ajror paraqitet me një tendencë të rritjes, prandaj vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme, mirëpo vende-vende gjatë ditës do të zbresin edhe përreth vlerave mesatare.

Datat:

12.11 – Paradite ftohtë, përgjatë ultësirave mjegull/vransira të ulëta. Ditën intervale më të gjata me diell.

13.11 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Paradite nëpër vise të ulëta mjegull/vransira të ulëta. Ditën intervale me diell.

14.11 – Paradite mjegull/vransira të ulëta nëpër ultësira. Ditën kryesisht me diell.

15.11 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/vransira të ulëta. Ditën kryesisht me diell.

16.11 – Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mjegull/vransira të ulëta. Ditën kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri 3C, e maksimalet nga 10C deri 12C.

Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-5m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet