Mohamed Salah pozitiv në COVID-19

Federata Egjiptiane e Futbollit njoftoi se Salah nuk kishte ndonjë simptomë, por testi i tij ishte pozitiv

Ylli i klubim Liverpool, Mohamed Salah, rezultoi pozitiv në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata Egjiptiane e Futbollit përmes një postimi në Twitter njoftoi se Salah nuk kishte ndonjë simptomë, por testi i tij ishte pozitiv.

Ai shtoi se të gjithë lojtarët e tjerë egjiptianë testuan negativë, ndërsa sulmuesi 28-vjeçar Salah tani do të mbetet në izolim.

Salah duhej të luante për kombëtaren e Egjiptit në përballjen me Togon në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Kombeve të Afrikës 2021 (AFCON).

Salah është një nga sulmuesit kryesorë për Liverpool, duke shënuar 10 gola në 13 ndeshje këtë sezon.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme