Mbahet ceremonia përkujtimore e 106-vjetorit të Çanakalasë

Në praninë e ambasadorit turk në Kosovë, Çağrı Sakar, deputetëve nga radhët e KDTP-së, kreut të KFOR-it turk si dhe përfaqësuesve të tjerë të komunitetit turk sot u mbajt ceremonia përkujtimore me rastin e 106-vjetorit të Fitores Detare të Çanakkalasë

Ceremonia filloi me vendosjesn e kurorës dhe bërjen e lutjeve në monumentin e dëshmorëve të Çanakalasë në Mamushë dhe vazhdoi me programin e organizuar nga shkolla fillore Anadolu
Në këtë ceremoni morrën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KTDP) dhe deputeti Fikrim Damka, ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, deputetja Fidan Jilta, kryetari i komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç, kryetari i KFOR-it turk, koloneli Savaş Yanar, si dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave turke në vend

Ambasadori Sakar duke folur për rëndësinë e kësaj ditte tha se fitorja e Çanakkalasë përbën bazën e frymës së luftës kombëtare që rrit fuqinë për të qëndruar kundër të gjitha vështirësive me të cilat përballet kombi turk edhe sot e kësaj dite.

“Sakrifica dhe rezistenca e të gjithë luftëtarëve ishte shembull se si mbrohet atdheu së bashku me mijëra vëllezër turq, shqiptarë dhe boshnjakë iu përgjigjën thirrjes së Stambollit dhe Anadollit, ku luftuan heroikisht përkrah ushtarëve tanë në Çanakkala dhe shumë nga vëllezërit tanë kosovarë u martirizuan. Për këtë arsye, kjo ka një kuptim të posaçëm dhe të veçantë për të përkujtuar epopenë e shkruar nga paraardhësit tanë në Çanakkala me ju në komunën e vetme turke të Kosovës, në Mamushë ” tha ai.

Pas fjalimeve të deputetëve,ministrit dhe përfaqësuesëve tjerë ceremonia vazhdoi me një program të përgatitur nga nxënësit e shkollës fillore Anadolu./Gazetaere
Kategoritë
LajmeVendi