Maloku kritikon Bashën: Sulmi i ulët ndaj RTK-së është për çdo dënim

Albinot Maloku, politolog dhe ish-anëtar i Bordit të RTK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar sulmin e djeshëm të Dimal Bashës, deputet i VV-së, ndaj RTK-së.

Në statusin e tij, Maloku vlerësoi se sulmi i Bashës është i ulët dhe për çdo dënim.

“Sulmi i ulët ndaj RTK, kësaj embleme të shtetit të Kosovës, për shkak të mospasjes së durimit për të dëgjuar brengat e secilit shqiptar për shtetin e Kosovës, nga një deputet i Kuvendit të Republikës është për çdo dënim!” – ka shkruar Maloku.

Kategoritë
LajmeVendi