Letra për Asociacionin në Strasbourg, Osmani takime me Hovenierin, Rohden dhe Hargreaves

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, në lidhje me zhvillimet në raport me letrën e dërguar nga Qeveria e Kosovës në Këshill të Europës

Pak më herët, Presidenca e Kosovës ka thënë për Gazetën Express se letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla në Këshill të Europës ku zotohen se janë duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin nuk është konsultuar e dakorduar me presidenten Vjosa Osmani.Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e  tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, tha Presidenca e Kosovës

 

Kategoritë
BotaLajmeVendi