Letra e Dodikut për Thaçin: Jam i kënaqur që ju ftoj në Sarajevë

Klix.ba ekskluzivisht publikon një fotografi të letrës së Kryetarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, dërguar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), i cili këtë vit mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pas publikimit të informacionit nga Klix.ba se Dodik kishte ftuar Presidentin e Kosovës, nga zyra e tij u lëshua një deklaratë ku thuhet se Kosova nuk është ftuar si shtet i pavarur, por si “subjekt i papërcaktuar me fusnotë”.

Jo ndryshe, por njësoj
Reagimi i kabinetit të Dodikut pas shkrimit të Klix.ba: Kosova është ftuar, por jo si shtet i pavarur.

Megjithatë, mënyra si Dodik i drejtohet Thaçit në letër tregon se ai është i kënaqur që ka nderin të ftojë Presidentin e Kosovës. Në reagimin e kabinetit të Dodikut mbrëmë u theksua se ftesa ishte bërë nga Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe jo nga anëtari individual i Presidencës. Por, përmbajtja e letrës tregon diçka ndryshe.

Në fillim të letrës, Dodik thotë se ka nderin të ftojë Thaçin në konferencën që do të mbahet në Sarajevë më 9 korrik.

Samiti i SEECP-së
Milorad Dodik fton Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të vizituar Bosnje dhe Hercegovinën.

“Jam i kënaqur që mund t’ju ftoj në darkën për liderët e delegacioneve që organizohet nga Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës më 8 korrik,” shkruhet, ndër të tjera, në letër.

Në fund të letrës, Dodik thekson rëndësinë e Hashim Thaçit në arenën ndërkombëtare dhe shton se prania e tij personale në Sarajevë në konferencë do të ndihmojë ndjeshëm në definimin e sfidave me të cilat përballet kontinenti.

Në të vërtetë, në letër Dodik ka shmangur përmendjen e drejtpërdrejtë të Kosovës, por është e qartë se nuk ka rezistuar t’i dërgojë një ftesë të përzemërt Presidentit të Kosovës. Megjithatë, në letër nuk përmendet as fusnota e famshme për të cilën ai foli në kontekstin e mosnjohjes së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina. /Gazeta e Re

Kategoritë
LajmeRajoniVendi