LDK nesër zgjedh kryetarin e ri – dy pika në rend dite

Lidhjes Demokratike të Kosovës nesër do ta zgjedh kryetarin e ri të partisë.

Delegatët do të mblidhen nga ora 10:00.

Në pikën e parë të rendit të ditës në një prej takimeve më të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së, do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.

Në Kuvendin zgjedhor të LDK-së pritet të marrin pjesë rreth 350 delegatë të kësaj partië, ndërsa deri më tash kanë shpallur kandidaturat e tyre Anton Quni, Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

LDK në këtë proces të brendshëm zgjedhor ka hyrë pas një disfate të rëndë në zgjedhjet e 14 shkurtit ku doli si parti e tretë me 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit.

Agjenda e plotë e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së:

Kategoritë
LajmeVendi