Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku është diskutuar gjetja e zgjidhjes për targat e automjeteve.
Lajçak tha se të dy delegacionet kanë pasur diskutim të thellë dhe u shpreh i bindur që ata të gjejnë një zgjidhje të përhershme.
“Sot u mbajt në Bruksel takimi i tretë të Grupit Punues për targat e veturave. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thellë. Jam i bindur qe do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajçak.