Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic

Gjatë intervistës, kryeministri Albin Kurti potencon se nuk ka rrezik për serbët e Kosovës nga Qeveria të cilën e udhëheqë ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon ta mbajë qëndrimin se në Kosovë mund të ketë vetëm një lloj valute, si mjet pagese që mund të përdoret vetëm euro.

Në një intervistë dhënë për “BBC”, kreu i ekzekutivit ka thënë se Serbia nuk mund t’ia imponojë serbëve të Kosovës përdorimin e dinarit sepse siç thekson ai, kjo monedhë i përket kohës së ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit.

“Kosova mund të ketë vetëm një lloj valute si mjet pagese. Pra, nëse Serbia dëshiron dinarë, atëherë ata s’mund ta imponojnë këtë”, theksoi kryeministri.

Gjatë intervistës, Kurti potencon se nuk ka rrezik për serbët e Kosovës nga Qeveria të cilën e udhëheqë ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi