Kurti: Kërkesa që Asociacioni të jetë kusht për KiE është rrëzuar tri herë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe njëherë për kundërshtitë e tij rreth dërgimit të draftit të Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese. Kurti përmendi tri rastet e që atij iu refuzua ta shkruajë draftin e Asociacionit, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, kreu i ekzekutivit ka thënë se kjo kërkesë ishte rrëzuar tri herë nga institucionet e Këshillit të Evropës.

“Së pari ne i kemi plotësuar të gjitha standardet dhe kriteret, kushte dhe parakushte. Kërkesa që të dërgohet draft statuti i Lajçakut dhe emisarëve është rrezuar tri herë. Në anë tjetër ekziston letra e garancisë, në të cilën siç kanë kërkuar kemi thënë që marrëveshje bazike, aneksi i zbatimit dhe pa e përjashtuar nenin 7 që është i përfshirë asociacioni vjen pas anëtarësimit. Ne nuk i mohojmë dhe do t’i zbatojmë. Po e ritheksoj që nuk ka mundësi nga pikëpamja e Qeverisë së Kosovës që të flitet për asociacion e komunave pa filluar rend me marrëveshjen bazike dhe aneksin”.

Kurti tha se me herët kanë propozuar që vetë qeveria të draftoj draftin e asociacionit me tri shtyall pro që nuk është pranuar nga BE-ja.

“Mu tha se draftstauti duhet ta shkruaj ekipi menagjues, nuk e shkruan kryeministri. Vërejtja ime ishte se unë jam kryemenagjeri. U refuzua që ta shkruaj draftstautin bazuar në tri shtylla, u refuzua që drafti të shkruhet në modelin kroat. Tash e tri vjet sa jam në qeveri është thanë se a do të izolohet Kosova , nuk izolohet Kosova. Izolimi nuk është askund”, ka thënë ai.

“Ky do të ishte rasti nëse me datën 26 tetor të vitit të kaluar do të nënshkruhej nga presidenti i Serbisë marrëveshja. Nëse do të nënshkruhej marrëveshja, drafti do të mund të shkonte në Kushtetuese. Drafti të nxirret nga paketa, në qendër, nuk është e mundshme. Nuk mundet një nen nga 11 nene gjithësej, plus aneksi i zbatimit artificialisht, arbitrarisht të vendosen në qendër. Jam në mbrojtje të marrëevshjes bazike. Po e ritheksoj si më herët. Nuk ka mundësi të flitet pa Asociacionin pa ia filluar rend për aneksin e zbatimit të marrëveshjeve”, tha ai.

“Unë kam propozuar modelin kroat, por u refuzua. Serbia me Kroacinë kanë marrëveshje normalizimi, atje quhet Këshilli Kombëtar i Serbëve. Edhe Kroacia është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s e mora si shembull, dhe kjo u refuzua. U refuzua ta shkruajë unë draftin, u refuzua që të shkruajë në modelin kroat, dhe u refuzua nënshkrimi i paketës më 26 tetor. Nuk mund të kthehemi tash në vitin 2013. Jemi më 8 maj, jo me 8 maj. Kërkesa për ta bërë kusht është rrëzuar tri herë. Jemi tu fol për një temë që ka marrrë votë negative 3 herë. Ne e kemi të pamundur të bëjmë më shumë në këtë drejtim sepse biem në kundërshtim me Asamblenë e Këshillit të Evropës. Kemi dërguar letër të garancie të nivelit të më lartë”, tha kryeministri.

Kryeministri deklaroi se tash është në dorën e ministrave për të vendosur.

“Presim që gjithçka të shkojë mbar e mirë. Janë vendet anëtare dhe ministrat e tyre që e thonë fjalën e tyre”, tha Kurti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi