Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e Veriut

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

“Me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty nënshkruam sot Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.”

Maqedonci ka thënë se kjo marrëveshje do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Kjo marrëveshje që do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, përfshinë koordinimin për mbështetjen e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera.”

Ministri Maqedonci ka shkruar se “Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”.

Kategoritë
LajmeVendi