Kisha Ortodokse Serbe në vijë me regjimin e Vuçiqit, refuzon takimin me disa serbë nga Kosova veç pse nuk pajtohen me politikën e presidentit serb

Beograd, 20. maja 2024.- Predsednik Srbije Aleksandar Vuèiæ stigao je u Hram Svetog Save na Vraèaru, uoèi puta u Njujork gde æe se u èetvrtak 23. maja održati Generalna skupština UN na kojoj æe se raspravljati o rezoluciji o Srebrenici. U Hram, gde je poèela služba koju služi patrijarh Porfirije, došli su i predsednik Republike Srpske Milorad Dodik, predsednik Vlade Srbije Miloš Vuèeviæ, ministar spoljnih poslova Marko Ðuriæ i ministar bez portelja Nenad Popoviæ. FOTO TANJUG/ NEMANJA JOVANOVIÆ/ nr

Se Kisha Ortodokse Serbe është e lidhur ngushtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dëshmohet çdo ditë e më shumë.

Këtë herë KOS ka refuzuar takim me disa vizitorë të nacionalitetit serb që i shkuan nga Kosova për takim në Serbi. Refuzimi ndodhi për një arsye të thjeshtë. Janë disa organizata që nuk pajtohen me politikën e presidentit. Megjithatë në një shteti nën regjim, kjo nuk është e pranueshme

Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës ka njoftuar sot se kreu i Kishës Ortodokse Serbe Patriarku Porfirije dhe Kuvendi i Kishës ka refuzuar një takim me ata dhe dy organizata të tjera joqeveritare nga Kosova.

“Mëkati kryesor”  këtij refuzimi, sipas këtij këshilli është se ata nuk pajtohen me politikën “tradhtare” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“politika e Kishës është që çdo gjë që nuk i pëlqen qeverisë aktuale nuk është e pranueshme as për Kishën”, thanë ata, raporton N1.

Aty shtohet se, së bashku me Forumin Kombëtar Serb dhe Lëvizjen Popullore të Serbëve nga Kosova “Atdheu”, në mënyrë të përsëritur kërkonte kot që Patriarku Porfirije të priste delegacionin e serbëve nga Kosova

“Në një përfundim të tillë na çoi qëndrimi i mëparshëm i patriarkut (Porfiti) dhe i shumicës së personaliteteve ndaj vendimeve politike të Vuçiqit dhe qeverisë së tij”.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se Kuvendi nuk ka përmendur asnjë fjalë për politikën “katastrofike” të qeverisë serbe, e cila është përgjegjëse në masë të madhe për gjendjen në të cilën u gjendën serbët në Kosovë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi